Këshillat e shokut

Publikuar më 27/03/2015

Një burrë i sapo martuar nuk kishte bërë seks më parë, pra ishte i virgjër. Nuk dinte çfarë të bënte dhe i turpëruar merr një shokun e tij në telefon. E pyet:
– Çfarë të bëj se ti e di, – i thotë atij, – që unë jam i virgjër.
Shoku në a to momente kishte mysafirë në shtëpi, kështu që nuk mund të shprehej në telefon hapur siç mund të flasin dy shokë me njëri-tjetrin dhe fillon të flasë me terminologji paksa të çuditshme. Ai i tregon shokut se duhet të fusë organin e tij më të gjatë aty ku urinon gruaja.
Mbas gjysmë ore merr nusja e sapomartuar në telefon këtë shokun dhe i thotë:
– Çfarë i ke thënë burrit tim?
– Po pse? – e pyet ai.
– Po ja, ka futur këmbën në vrimën e sifonit dhe nuk po e nxjerr dot.

Të ngjashme

Ska komente

Komento