DARDHAT E KALBËTA

Publikuar më 13/02/2017

Një ditë shkova në bibliotekën e gjimnazit në Therandë, aty takova profesorin e gjeografisë me përvojë të madhe shkencore e pedagogjike dhe atdhetarin, Bajram Kurti, ndaj bibliotekari, Hysni Kabashi, na nderoi me kafe. Kishin kaluar dy-tri vjet që profesorin e gjeografisë për shkak të Demonstratave të Studentëve në vitin 1981 Komiteti Komunal e kishte larguar prej detyrës. Jo vetëm kaq, sepse profesor Kurti u jepte nota të larta nëse nxënësit dinin për pozitën gjeografike të Shqipërisë.

Ishte një ndër profesorët e parë që aplikoi arsimin evropianoperëndimor, thoshte se mbi të gjitha duhet njohur mëmëdheun tënd – Shqiperinë. Si rrufeja u përhap lajmi se ish-kolegu i tyre Prof. Bajram Kurti gjendet në bibliotekë, ndaj disa arsimtarë hynë për ta përshëndetur. Pas pak hyn edhe një mësimdhënës i serbishtes, quhej Bora dhe ishte i moshuar, gjë që dukej i zbardhur në flokë. Profesor Kurti dhe arsimtarët e kuptuan qëllimin e serboçetnikut që hyri në bibliotekë, megjithatë përshëndetet edhe me këtë. Ndërkohë Bajrami e shfrytëzoi rastin duke “përgëzuar” kolonistin serb që puna po i ecën mbarë dhe vazhdoi duke ngritur duart:
“Borooo!!! Unë dhe ti kemi dalë në treg për të shitur dardha. Unë po bërtas në treg: Bujrum dardha të mira!… Mirëpo myshterinjtë nuk vijnë te unë, krejt po vijnë te ti, edhe pse dardhat e tua janë të kalbëta”. Arsimtarët e pranishëm në bibliotekë po qeshnin me zë për tregimin ironik të Bajramit, për të cilën e dinin se fjala ishte për burgosjen dhe largimin e mësimdhënësve shqiptarë nga procesi mësimor. Arsimtari serb, Bora, dinte shqip, ai një kohë të gjatë ka dhënë serbisht në paralelet shqiptare: prej shkollës fillore deri në gjimnaz, ndaj së shpejti do të shkonte në pension. Kështu edhe ngjau, para se të thyente qafën në pension, flitej se ka plaçkitur eksponatet ilire në dollapin e gjimnazit, mu pranë zyrës së drejtorit dhe i ka dërguar në Muzeun e Beogradit. Prandaj doli fjala e Prof. Bajram Kurtit, i cili një vit më parë i tregoi se si çetnikëve serbë po u shiten dardhat e kalbëta

Të ngjashme

Ska komente

Komento