RSS
 

Archive for the ‘Taksistat’ Category

Pasagjeri

16 Jan

Një pasagjer hipën në autobuz dhe shtyp biletën , pas pak shtyp dhe një biletë tjetër
-Njeri i thotë : Pse shtype dy bileta??
-Pasagjeri – Po të humb njërën kam tjetrën
-Personi – Po ti humbësh të dyja??
-Pasagjeri – Po pse kot e kam abonenë unë !!

 
 

Taksi

25 Dec

Ni skelet qysh osht tu hec nëpër qytet e sheh kerrin e t’deknive edhe ja nis me piskat:
TAKSI! Për sa pem qon deri n’shpi?

 
 

Kulmi i dehjes:

06 Dec

Futesh në taksi dhe taksisti të pyet:
“Ku ki me shku?”
E ti i përgjigjesh:
“Çka po ta ndien ty!”

 
 

Taksisti dhe pijanecet

26 Oct

Shoferi e kuptoi qe ata ishin te pire, ndezi makinën, e fiku menjehere dhe u tha “arritëm”
I pari i dha leket….
I dyti e falënderoi ndërsa i treti i gjuajti me grusht.
Shoferi u habit se shpresonte qe ata mos ta kishin kuptuar qe makina s’kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet te tretit : Pse me gjuajte more ?!
I treti i thotë: Herë tjetër mos e ngit kaq shpejt…

 
 

Mallkimi

04 Jul

Mallkimi më i keq për një taksist:
Dhashtë Zoti që ora e rrymës në shtëpi të ecë si taksimetri!

 
 

Taksisti

06 Dec

Gjakovari pyet taksistin në aeroportin e Prishtinës:
“Sa kushton deri në Gjakovë?”
“50 euro”, përgjigjet taksisti.
“A bën ma lirë?”
“Jo nuk bën”, përgjigjet taksisti dhe niset.
Gjakovari vrapon pas tij dhe pas disa minutash e pyet taksistin:
“E tash sa?”
“50 euro”
Vrapon gjakovari prapë dhe pas 15 minutash e pyet:
“E tash?”
“70 euro”
“E pse tash ma shtrenjtë?”
“Po ecim në drejtim të kundërt”.

 
4 Comments

Posted in Taksistat