RSS
 

Archive for the ‘Profesioni dhe Puna’ Category

Kushti per te qene president…

02 Feb

Nje i interesuar merr ne telefon ne zyrat e nje partie politike:
- Alo, a është kjo Partia e Pavarur?- pyet i interesuari
- Po zotëri, çfarë dëshironi?- pergjigjet nje ze femra nga ana tjeter e receptorit
- Desha të konkuroj për president, ndaj dua te di se cilat janë kushtet?
- Jeni i çmendur?!
- Po jam. Tani c’fare kushti tjete keni….?- vazhdon biseden i interesuar

 

Shqipetari shkenctar

29 Jan

Një shkencëtar Shqiptar merr pjesë në një konferencë rreth kërkimeve arkeologjike. Filluan të mburren Amerikanët: – në vendin tonë gërmuam 25 metra nën dhe dhe gjetëm kabllo telefoni. Dmth të parët tanë kanë përdorur telefona. I vjen rradha Shqiptarit: – Ne në vendin tonë gërmuam 50 m sgjetëm gjë, gërmuam edhe 50 m të tjerë prapë sgjetëm gjë … dmth. të parët tanë kanë përdorur celular.

 

Papa mashtrus

20 Jan

2 shok kishin ron nhall dhe venosen me i shkrujt i leter Zotit :
Zot kena i hall dhe na duhen 150.000 euro. vetem Ti mund tna nimosh!
letra i shkon Papes ne Rome.
-Papa masi lexon letren venos ti ndihmoj dhe i dergon paret. mas ca kohesh prap kto cunat tu i cu leter Zotit :
-o Zot na duhen 150.000 euro……po ksaj radhe silli vet se radhen qe kaloi Papa na i majti 50.000 euro

 

Karta Kreditit

19 Jan

Na ishte njeri dhe nje dite te bukur humbi karten e kreditit. Ky u be keq. Kaluan ca kohe. I vjen njehere nje shok ne shtepi, dhe mbas nje bisede te shkurter bie muhabeti tek karta e kreditit.
- Si mer e humbe?….Po si s’po ben asgje?”
- Jo jo eshte me mire keshtu
- Ore po ti paske luajtur mendsh , cfare thua .
- Po pra, besome eshte me mire .
- Ik ore debil!
- Degjo mer degjo, ky qe me ka vjedhur karten eshte doreshtrenguar , gruaja me grinte nga parate.

 

Punë shefi

16 Jan

Cili është dallimi në mes jush dhe shefit tuaj:

Kur ti punon pas orarit të punës, atëherë je i ngadalshëm.
Kur shefi juaj punon më gjatë, ai është i përkushtuar!

Kur ti nuk bënë asgjë, je dembel.
Kur shefi juaj nuk bënë asgjë, është tepër i zënë me punë.

Kur gabon, ti je vagabond.
Kur shefi juaj gabon, ai është – vetëm njeri!

Kur bënë diçka pa e pyetur atë, i ke tejkaluar kompetencat tuaja.
Kur shefi yt e bën të njëjtën gjë, ajo quhet iniciativë.

Kur mbron mendimin tuaj, ti je kokëfortë.
Kur të njëjtën gjë e bën shefi juaj, ai është i fortë dhe i vendosur.

 

Dy Hakerat

13 Jan

Dy shokë kompjuterista marin rrugën për në Shkup dhe rrugës u prishet vetura, mundohen të nisin po asesi dhe njëri i thot tjetrit “ej ndale motorin dalim jashtë dhe e ristartojmë përsëri e hijmë brenda”

 

Si vleresohet nje pikture

09 Jan

Nje amator pikturash duke biseduar me nje piktor. Piktori:

- Keni bere nje zgjedhje perfekte. I kam kushtuar kesaj pikture 10 vjet.
- Per 10 vjet keni pikturuar kete pikture? Kjo qenka e mahnitshme!
- Jo, e kam pikturuar brenda dites, por pjesen tjeter te kohes jam perpjekur ta shes.

 

Operatoret

07 Jan

E dini se, pse operatorët para çdo operacioni vëndojnë maska? Përgjegjja: Sepse nuk duan që dikush t’i njohë nëse rastësisht OPERACIONI dështon.

 

Sekretaresha

06 Dec

Mësuesja ua dha detyrë nxënësve për hartim me temën: “Sikur të isha drejtor”. Të gjithë shkruan përveç Benit.
E pyet mësuesja: “Pse nuk po shkruan Ben?”
Beni përgjigjet: “Po e pres sekretareshën”

 

Pijaneci dhe gjykatesi

20 Nov

Nje pijanec çohet perpara gjykatesit akoma dhe nje here. Shpresoj te mos ju shoh me i thote gjykatesi. – Qysh?! – çuditet pijaneci
- Keni ndermend te jepni doreheqjen zoti gjykates?